Rritja e aplikimeve për azil në BE, Basha: Fundi i kësaj katastrofe kombëtare kërkon përballje me korrupsionin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për rritjen e aplikimeve për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së.

Teksa ka ndarë një foto ku Shqipëria krahasohet me vendet e tjera të rajonit mbi aplikimet për azil në vendet e BE, Basha shkruan se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.  Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment