Rritja e çmimeve, ish-ministri: Do preken të varfrit, reformat kanë dështuar dhe duhet një strategji

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar rritjen e çmimeve. Sipas tij, ky trend do të prekë dhe dëmtojë më shumë të varfërit.

Malaj tha për “Breaking” se duhet të mendohet dhe hartohet një strategji lidhur me këtë situatë.  

Sa i përket çmimit të kraburantit, ai tha se duhet të hiqet favorizimi që iu bëhet jahteve dhe të mbështeten fermerët që e marrin me 170 lekë litrin. Ish-ministri shtoi se reformat kanë dështuar.

“Nëse ka një trend rritës, që mund të jetë i përhershëm, siç po ndodh me ushqimet, duhet të mendohet një strategji. Kjo rritje do të prekë më të varfrit. Një inflacion i lartë godet ata me paga të ulëta dhe i bën të varfrit më të varfër. Këtë kosto duhet ta paguajmë të gjithë bashkë, nuk e mban dot vetëm qeveria.

Fermeri e merr me 170 lekë litrin e naftës, ndërsa Bezos që ka buxhetin e tetë viteve të Shqipërisë e merr më lirë. Të hiqet ai favorizimi që u bëhet jahteve. Reformat kanë dështuar, ndërsa qeveria thotë se po na vjen një fatkeqësi”, tha Malaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment