Rritja e rasteve me Covid-19/ Ja ku janë 5 vatrat më të nxehta në vend

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet çdo ditë e më shumë e bashkë me të dhe numri i jetëve të humbura.
Vetëm ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë.
Numrin më të lartë të infektuarve e kanë qytetet kryesore të vendit, Tirana, Fieri, Durrësi, Korça dhe Shkodra.
Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” dhe tha se aktualisht niveli i riskut është i lartë dhe për pasojë edhe hetimi epidemiologjik bëhet më i vështirë.
“Aktualisht niveli i riskut është më i lartë sesa edhe dy muaj më parë, jo më duke krahasuar me tre mujorin e parë të pandemisë. Për rrjedhojë edhet hetimi epidemiologjik bëhet më i vështirë, kërkon kohë zgjatje më të madhe, sepse kontaktet janë më të shumta.
Kanë orë të zgjatura ekspozimi, kanë orë të zgjatura të punës dhe për rrjedhojë edhe hetimi epidemiologjik është bërë më i vështirë”, sqaroi mjekja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment