Rritje e ekonomisë dhe punësimit ,statusi qesharak i kryeministrit për “rilindjen” e Gjirokastrës

0
159

Kryeministri i Shqipërisë ka postuar ditën e sotme disa foto nga rikonstruksioni i kalldrëmeve duke e shoqëruar me disa fjalë për “rilindjen” sipas tij të Gjirokastrës.

“VIJON PAPUSHIM” puna për rilindjen e Gjirokastrës ku rritja e konsiderueshme e numrit të turistëve dhe trasformimi i shtëpive të vjetra ,në bujtina plot shije e ngrohtësi ,po ndryshon ekonominë e familjeve dhe po rrit punësimin .”

Tek sa kryeministri flet për zhvillim ekonomik dhe punësim ,qindra të rinj janë larguar nga Gjirokastra vetëm për një periudhë tepër të shkurtër disa mujore dhe vazhdojnë të ikin.Pse ndodhë kjo vallë ?Për shkak të këtij zhvillimi ekonomik që buron nga “rilindja” ku ne tre familje dy e marrin dhe bukën me listë e janë të zhytur në borxhe ,për burra që “bredhin” rrugëve të qytetit gjithë ditën në këmbë për të gjetur një punë për të nxjerrë “disa të holla .Për kë punësim e ka fjalën ky kryeministër ,kush po punësohet sot aq më tepër në Gjirokastër ku administrata është tejmbushur nga fisi e farefisi i drejtorit ,i kryetarit ,i mikut e i fikut ,kush kërkon punë nga ata pak të rinj që kanë mbetur sorrollaten nga zyra në zyrë apo i përcjellin me pretekstin “do tiu njoftojmë ne ” ,njoftim që s vjen kurrë.Ku është ky turizëm që po rritka të ardhurat e familjeve ku turistit i dridhet dora për 1 euro ? Nga po zhvillohet turizmi ku ka pothuajse një vit ku zemrën e turizmit ,pazari i famshëm iu shkul “zemra ” nga kazma dhe lopata e ” rilindjes që pezulloi të gjitha bizneset.Vetëm nëse kryeministri po flet për ndonjë “ëndërr” atëherë faleni se nuk di ç’ ka po flet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here