Rrjedhja e pagave, Shano: Shkakton acarim shoqëror, qeveria reagon si bandit i kapur në faj

Analisti Dritan Shano ka komentuar skandalin e publikimit të pagave për mbi 600 mijë qytetarë.

I ftuar në studion e A2 CNN, Shano u shpreh se shteti shqiptar ka dështuar duke mmos përmbushur as kushtet minimale për të mbrotjur të dhënat e qytetarëve. Analisti thekson se reagimi i qeverisë nuk është një sjellje shtetërore, por e një banditi të kapur në faj.

“Shteti shqiptar sot është një shtet i dështuar, pasi nuk arrin të përmbushë kushtet minimale të kontratës sociale. Këto të dhëna që kanë dalë janë një nevojë ulëritëse që njerëzit ta kishin shkulur qeverinë nga godinë, pasi qeveria ka keqpërdorur në mënyrë më të paturpshme të dhëna që qytetari i dorëzon me mirëbesim te qeveria. Reagimi i qeverisë nuk është një sjellje shtetërore, por e një banditi të kapur në faj. Këto të dhëna i ka AKSH janë Tatimet dhe Sigurimet Shoqërore. Njerëzit që punojnë atje duhet të ishin thirrur për t’u marrë në pyetje. Shteti shqiptar nuk e ka bërë këtë gjë”, tha Shano.

Ndër të tjera, Shano tha se të nxjerrësh të dhënat e dikujt pa miratimin e personit përgjegjës, është një krim. Sipas tij, në momentin që këto të dhëna sensitive bëhen publike, shkaktohet një acarim social.

“Çdo e dhënë që është në posedimin tënd pa miratimin tim është krim. Pagat publike mund t’i aksesosh, por pa emër personi, pasi ka një limit ku mbaron liria e hulumtuesit dhe fillon privatësia e atij tjetrit. Kjo që ka ndodhur te sektori privat është skandaloze. Nuk mund të dijë pagën time ai që kam unë në krah. Paga është individuale, kur ti e nxjerr këtë në publik, ke filluar acarimin shoqëror. Qeveria është e ngarkuar të mbajë paqen sociale”, shtoi analisti.

Skandali në fjalë për Shanon, është një kthim në gjyqet popullore. “Kjo e ndalon biznesin, krijon probleme. Ky është një mosbesim total. Ky është një kthim te gjyqet popullore nëpër lagje, ku shqiptarët dukej se jetonin në harmoni, por nuk besonin asnjë fjalë te njëri-tjetri”, u shpreh Shano.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment