Rrokulliset autobusi me shqiptarë në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Serbi dhe si pasojë nëntë persona kanë mbetur të plagosur.
Nëntë udhëtarët e lënduar pas rrokullisje së autobusit me udhëtarë shqiptarë të kompanisë “Zhitia Turist”, janë jashtë rrezikut për jetën,ka njoftuar Qeveria e Kosovës. 
Qeveria, ka thënë se menjëherë pasi kanë kuptuar për aksidentin, zyrtari ndërlidhës është nisur “për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Autobusi që u rrokullis ishte i linjës Prishtinë-Graz (Austri), derisa aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 11 janarit, rreth orës 22:00, saktësisht në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.
Pasi janë dërguar të lënduarit në spital, kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment