Përfundon vizita e Ramës, vëllezërit e Klodian Rashës: Pensionin do e japim për bamirësi

0
153

Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës. Kurse, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat.

Vizita e Ramës në familjen Rasha, vjen një ditë pasi qeveria shqiptare vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit.

Ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension. Ato para që do të marrin do t’i japin për bamirësi.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here