Rrufeja godet 40 krerë bagëti në Buz të Tepelenës.  

0
346

Reshjet e shiut të cilat përfshinë fundjavën që lamë pas rajonin e Gjirokastrës, janë shoqëruar me shkarkesa elektrike të cilat kanë sjellë jo pak problem.

Një stan me bagëti u përfshi nga flakët duke shkrumbuar 40 krerë. Sipas të dhënave që ka siguruar nga terreni jugunews, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buz në zonën verilindore të Tepelenës në kufi me rrethin e Beratit.

Rrufeja ka rënë në stanin e Refik Orucit duke djegur të gjithë krerët e bagëtive që gjendeshin aty. Ndonëse banorët e fshatit kanë shkuar për të nxjerrë delet që gjendeshin brenda stanit, kjo ka qenë e pamundur pasi gjithçka është përfshirë nga flakët. Dëmi ekonomik që i është shkaktuar pronarit të pagëtive, është i lartë dhe vlerësohet në 350 mijë lek, ndërkohë që raportohet se nga ky rast nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Ndërkaq rrufetë dhe koha e keqe verën që lamë pas, kanë qenë të pranishme në territorin e Qarkut të Gjirokastrës dhe kanë lënë pasoja të konsiderueshme. Një muaj më parë, 70 bagëti i goditi rrufeja në mal në zonën e Frashërit në rrethin e Përmetit, ndërkohë që para një jave, 51 krerë bagëti, u goditën nga rrufeja në Golem të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here