Rrufeja mbi nënstacionin elektrik, lë Tepelenën dhe fshatrat përreth tre ditë pa rrymë elektrike,

Tepelena dhe fshatrat përreth në terr të plotë prej pesë orësh. Shkak është bërë një shkarkim i fuqishëm atmosferik mbi Nënstacionin Elektrik që mbulon qytetin dhe fshatrat përreth.

Shkarkimi i fuqishëm atmosferik ka dëmtuar zbarrat 10 kv të transformatorit të këtij nënstacioni e për pasojë ka mbetur pa rrymë disa zona që furnizohen nga nënstacioni Tepelenë si qyteti i Tepelenës apo fshatrat Bënçe, Lekdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël dhe Hormovë.

Grupet e punës së avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga rrufeja dhe rikthimin sa më parë të energjisë.

Mësohet se defekti është shumë i rëndë cka do të thotë se takimi i energjisë për konsumatorët do të vonojë disa ditë deri në një javë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment