Rrugët e ngrira, ndërhyn Autoriteti Rajonal i Rrugëve

0
340

Drejtoria Rajonale e Rrugëve Kombëtare, ditët e fundit është angazhuar për përmirësimin e qarkullimit rrugor sidomos në akset që janë pak të ekspozuara nga rrezet e diellit. Temperaturat disa grandë nën zero të ditëve të fundit, kanë sjellë reagimin e këtij autoriteti rrugor që të ndërhyjë duke hedhur kripë dhe lëndë tjetër shkrirëse në zonat problematike ku ngrica është prezent dhe vështirëson qarkullimin e mjeteve si në aksin Gjirokastër-Delvinë në zonën e Qafës së Muzinës, ku kjo nyje bëhet shumë problematike në orët e para të mëngjesit. Drejtori i Autoritetit Rrugor Dhimitër Nase, shprehet për Jugunews.net se prej muajit nëntor e deri më 31 Mars 2017 do të ndërhyhet falë një plani masash për mbajtjen nën kontroll të të gjitha akseve rrugore. Në jug të vendit janë të njohura disa akse problematike si Qafa e Muzinës, zona e Shkallës së Zezë në kufirin administrativ që ndan Gjirokastrën me Tepelenën, aksi Dragot-Këlcyrë etj. Ndonëse Autoriteti i Rrugëve Rajonale ka ndërhyrë me mjete dhe elementë shkrirës, Bashkia e Gjirokastrës ka qëndruar krejtësisht indiferente karshi problematikës që ndeshen banorët e lagjeve të sipërme të qytetit ku ngricat, i kanë bërë të pakalueshme rrugët e gurta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here