Rusi-Partia e Putin, fiton bindshëm zgjedhjet.

putin

Rusia e Bashkuar partia e presidentit Vladimir Putin, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 343 nga 450 vende në Duma (Dhoma e ulët e parlamentit rus), pas numërimit të 76.22% të votave, ka bërë të ditur Komisioni Qëndror Zgjedhor. Rezultati i mësipërm, është marrë për bazë, pas numërimit të 93% të votave pas zgjedhjeve parlamentare të organizuara një ditë më parë-është shprehur për RT kryetarja e KQZR Eva Pamfilova. Partia Komuniste ka fituar 42 mantate, ose 9.34%, liberalët e Zhirinovskit 39 mandate, si dhe Partia Rusia e Drejtë, 23 mandate ose 5.1%. Në zgjedhjet e kaluara të 2011, partia e Putinit, fitoi dicka më shumë se 49% të votave pra më pak sesa tani. Rritja e mbështetjes së Putinit, ka pasur për bazë, aneksimin e gadishullit të Krimesë dy vjet të shkuara, në konfliktin civil në Ukrainë.

Burimi RT.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment