Sarande/ Gjendet i pajete nje 44 vjecar

0
149

Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 05:30, në lagjen Nr. 4, Sarandë, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi Kastriot Hyseni, 44 vjeç, përdorues i lëndës narkotike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja është shkaktuar nga overdoza. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet përgjigja e mjekut ligjor pas ekspertizës. 44 vjeçari Hyseni i divorcuar jetonte i vetëm. Eshtë gjetur pa shenja jete nga  familjarë të tij, i shtrirë ne shtrat, pa shenja dhune. Dyshohet se 44 vjecari mund ta ketë humbur jetën rreth 3-4 orë para se të gjendej .Ky person ka qenë  përdorues  i lëndëve narkotike. I dënuar  në Greqi për trafik droge, si edhe në Sarandë i dënuar disa herë  për vjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here