Sarandë/ Përfshihet nga zjarri servisi i telefonave

0
149

Një servis pajisjesh telefonike në qytetin e Sarandës përfshihet nga zjarri.
Servisi i përfshirë në flakët ndodhej në katin e parë të një pallati 7 katësh.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.
Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës.
Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here