Sasia rekord/ Kush janë eksponentët e PS të lidhur me porositësin e 613 kg kokainë?

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka deklaruar nga studio “Opinion” në News 24 se disa grupe kriminale janë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës së kapur sot në Maminas. Lala tha se ka dyshime se dy nga këta grupe kriminale janë edhe dy nga 41 grupet e përmendura nga ministri Xhafa.

Po ashtu Lala theksoi se ka dyshime të forta se Biznesmeni Çekaj i shpallur në kërkim ka lidhje me eksponentë të Partisë Socialiste.

“Kishte kohë që prokuroria dhe Policia nuk kishin besueshmëri tek njëra tjetra. Sot kanë treguar se po bashkëpunojnë shumë mirë. Është mbajtur nën vëzhgim Maunia dhe është future brenda rrethimit. Më ardhjen e Xhafaj ka pasur një ndryshim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

Çekaj është një biznesmen i njohur në  vend, ai operon në disa fusha në atë të reklamave dhe në tregtinë e bananeve.

Kapja e kësaj sasie dëshmon në fakt, që Shqipëria është kthyer në një tranzit për drogërat e forta. Nga informacionet bëhet fjalë për bashkëpunimin e disa grupeve kriminale. Në sasinë e drogës janë vendosur disa numra të cilët identifikonin personat që do të merrnin në dorëzim drogën, pra ka pasur një kartelë.

Ndërsa në banesën e tij në Manzë nuk janë gjetur sende komprometuese. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani. Në Gjermani ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge. Po ashtu ka dyshime që ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme,” tha Lala.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment