Seanca maratonë/Gjykata e Përmetit merr vendimin për Henri Çilin

0
152

Gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për botuesin e njohur, Henri Çili.
Çili u arrestua më 28 Shkurt . Ai ishte një nga 30 personat e kapur nga operacioni “Mezhgorani” dhe akuzohet për ndërhyrje tek funksionarët e drejtësisë.
Konkretisht, Çili akuzohet se ka ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit ndaj Arbion Alikos, personit që akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, 5 vite më parë, gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.
Në dëshminë e tij ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se gjithcka është një manipulim të cilin ai do ta kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.
Mbi Çilin rëndojnë akuza për katër vepra penale “Mashtrim”, “Fshehje të ardhurash”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here