Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, pranga dy shqiptarëve

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke për posedim të një sasie të konsiderueshme kanabis sattiva në kufirin greko-shqiptar.

Gjatë operacionit, policia greke gjeti brenda automjetit dhe sekuestroi 2 çanta  me 41 pako që përmbanin 43 kg e 100 gram marijuanë.Në pranga ra drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, përkatësisht 33 dhe 28 vjeç.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 celularë dhe 3 karta SIM.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment