Sekuestrohen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

0
217

Sekuestrohen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga është kapur sot ne mesdite në Kostur.

Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Mjeti fillimisht nuk i është bindur thirrjes së policisë, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.

Më pas mjeti është gjetur i braktisur dhe brenda tij 3 çanta me 65 kg 880 gram marijuanë.

Ndërkohë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim trafikantët, shqiptarë 19 dhe 30 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here