Sekuestrohet drogë në Janinë, arrestohet shqiptari

0
155

112 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në vendin e quajtur “Metamorfosi” në aksin Janinë-Kozan. I arrestuar është shtetasi Astrit Gjoni, lindur në Pukë dhe banues në Gjirokastër.

Burimet e Jugunews bëjnë me dije se lënda narkotike ka kaluar përmes vijës së gjelbër kufitare rreth 1 javë më parë, ndërsa dje është transportuar drejt Janinës.

Sipas policisë, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke që drejtohej nga Gjoni. Policia deklaroi se 36-vjeçari Gjoni ishte transportuesi i lëndës narkotike, e cila do t’i dorëzohej në Athinë, një tjetër shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e lëndës narkotike, dy aparate celulare si dhe 300 euro. I arrestuari Gjoni daljen e fundit nga Kakavija drejt Greqisë e ka patur në muajin prill të vitit të kaluar. Duhet theksuar se gjate tre javeve te fundit ne piken doganore te Kakavies nuk ka pas asnje trafikim njerezish ose lendesh narkotike, fale kjo punes profesionale nga policia e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here