Selanik/ Kapet shqiptari dhe turku, me 90 milionë euro heroinë!

0
176

Mediat greke njoftojnë për finalizimin e një operacioni kundër trafikut të heroinës në qytetin e Selanikut.

Mësohet se dy persona janë arrestuar pasi një kamion u mbajt nën vëzhgim pas informacioneve, se në të ishte fshehur drogë në sasi të mëdha.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e 23 kg herorinë, e cila ishte futur me kamion nga një 50 vjeçar turk, përmes Doganave të Kopshteve, në Evros.

Më pas shtetasi turk është takuar me një43 vjeçar shqiptar i cili ka marrë heroinën të ndarë në 23 pako.

Pasi droga është marrë nga shtetasi shqiptar, ka ndërhyrë policia greke e cila arrestoi dy trafikantet si dhe një bashkëpunëtor të tyre.

Emrat ende nuk janë bërë publik, për shkak të sekretit të hetimit që vazhdon.

Sipas mediave greke, nëse do të dilte në treg, heorina e sekuestruar do të kapte vlerën e 90 milionë euro.

Mësohet se personat e arrestuar, janë pjesë e një grupi të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogave të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here