Sezoni i dimrit/Gjirokastra ” braktiset” nga turistët, artizanët presin pranverën për shitje


2020 nuk ka nisur aspak e mbarë sa i përket turistëve në Gjirokastër.
Në ndryshim nga muajt e mëparshëm kryesisht të verës që lamë pas ku qyteti frekuentohej nga turistë të ndryshëm që ndonëse qëndronin 1 apo 2 ditë , janari e ka gjetur vendin bosh.
Muaji i parë i 2020 po mbyllet në mënyrën më të dobët të mundshme.Për bizneset që operojnë në pjesën muzeale gjatë stinës së dimrit ka pothuajse pezullim të aktivitetit të tyre për shkak të rënies drastike të shitjeve.


” Stina e dimrit është më e keqja për ne si artizanë në Gjirokastër.Ndoshta për shkak të motit por këto muaj xhirroja ditore shkon thuajse zero.Ne me këtë punë mbajmë familjen .Vitin e kaluar kemi patur problemin e kalldrëmit që u ribë ku u detyruam të mbyllnim bizneset fare ,këtë vit që i kemi patur hapur nuk ka njerëz .Ne presim turistë por këtu po largohen dhe vendasit”
-thotë një artizanë.


“Ka rënë puna shumë.Keq e më keq.Beharit diçka lëvizi por ky vit ka filluar keq ,nuk ka punë , shitje nuk ka njerëz.Ndodhemi në një situatë aspak të mirë dhe me kaq shumë njerëz që po ikin çdo ditë do shkojë dhe më keq.Vetëm brenda këtij muaji 5 familje që i njoh vetëm unë janë larguar.Tanët po ikin ,ata që mbeten nuk kanë interes për suvenire.Turistët që kanë ardhur mëparë dhe ata kanë qenë dorështrënguar.Deri më tani nuk kemi parë turistë në qytet.Të punojmë tre muaj behari dhe të rrimë muajt e tjerë.Kjo është puna në Gjirokastër”-
thotë një tjetër artizanë.


E ndërsa këta të fundit , mezi presin kalimin e muajve dhe ardhjen e pranverës , çka sipas tyre mund të sjellë dhe ardhjen e turistëve për të siguruar në këtë mënyrë disa të ardhura për të mbijetuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment