SHBA: Kemi shpenzuar 4 mln $ për BKH-në, do luftojë korrupsionin si FBI

0
134

Ambasada Amerikane në Tiranë rithekson edhe njëherë se Uashingtoni është i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit. Në një video , për reformën në drejtësi, Ambasada Amerikane thekson se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës saj.
“Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar”, thekson Ambasada Amerikane.
Sipas saj Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.
“Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here