Shefi i OBSH: Ja 5 vendet ku është përqëndruar Coronavirusi.

0
211

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), Tedros Adhanom Ghebreyesus, është shprehur se koronavirusi i ri, edhe pse është përhapur në 62 vende të botës, ai mbetet i përqendruar vetëm në pesë vende.
Sipas tij, ka ende mundësi që të shmanget përhapja globale.
“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.
“Koronavirusi COVID-19 e ka origjinën në Kinë. Nga mbi 88,900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit – provincën Hubei. Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81% e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.
Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.
Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here