Shehu bën krahasimin: Italia doli nga kriza, ne po zhytemi

0
128

Ish ministri Tritan Shehu, me anë të një statusi në Facebook, është shprehur se kryeministri Edi Rama “nuk mund të fshehë dështimin ndaj Covid”.
“Pas teatralitetit dhe keqmenaxhimit të “mbylljes e hapjes”, Shqipëria është në një situatë më të rëndë epidemiologjike se në mars, me një humbje gjigande ekonomike, e vendosur në “listën e zezë” të OBSH-së, kur sot duhet të kishim “dalë”, siç ndodh me vende që u goditën tragjikisht. Për të kuptuar këtë, le të krahasojmë me Italinë disa të dhëna të djeshme (për 1 milion banorë)”
Shqipëria Italia
Raste të reja 21,7 2,5
Vdekje 0,85 0,1
Në reanimacion 4,6 1,4
Raste të reja/shëruar 1,22 0,1
Pra, ndërsa Italia me masat inteligjente dhe një ecuri konstante “doli”, ne vazhdojmë të zhytemi në errësirë dhe izolim ndërkombëtar”, shkruan Shehu në rrjetin social.
Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, “ky është një dështim i plotë i kësaj qeverie me pasoja tejet negative, që kërkojnë “masa inteligjente”. Fshehja e Kryeministrit, tendenca për të fajësuar popullsinë, kërcënimet me “mbyllje”, as e shfajësojnë atë dhe as përmirësojnë ndonjë gjë, përkundrazi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here