Shehu: Bushati luan rolin e “strucit” kur flet per raportet me Greqinë para kryediplomatit gjerman

0
129

Ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu, ka denoncuar edhe nje here rolin e ministrit tone te jashtem Ditmir Bushati rreth raporteve me Greqine.

Gjate nje takimi bilateral me homologun gjerman Roth, sipas ish kreut te diplomacise shqiptare Tritan Shehu, Ditmir Bushati luan rolin e “strucit” kur flet per maredheniet me Greqine para Ministrit Roth.

Komentet zoti Shehu, i ka shperndare permes rrjetit social FCB.

Komenti i plote i zotit Tritan Shehu

Ministri Bushati luan rolin e “strucit” kur flet sot per maredheniet me Greqine para Ministrit Roth.
Asnje ceshtje me interes te perbashket nuk eshte konsideruar “tabu” nga neve ne maredheniet me Greqine, duke bere te mundur keshtu jo vetem nenshkrimin e Traktatit te 1996, por dhe ngritjen e metejshme te tyre deri me 2013.
Pa dyshim jane konsideruar “tabu” ato elemente, qe kane rene ndesh me interesat tona kombetare, te cilat sic duket kjo Qeveri e Kapitulluar tashme kerkon t’i shkembeje me zgjatjen e “jetes” se saj.
Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe pala greke ndaj nesh, me te cilen eshte diskutuar gjithmone me respekt e vullnet konstruktiv reciprok, pa ultimatume e imponime.
Per dijeni te Ministrit mareveshja e zonave detare eshte futur tashme ne kete rruge pa krye, pikerisht prej politikave te thella destruktive, te qellimshme te Qeverise se tij.
Ndersa persa i perket kufirit tokesor, ajo ceshtje nuk ekziston dhe permblidhet vetem ne disa aspekte teknike te piramidave etj.
Hapja e saj si nje kolone ne maredheniet me Greqine tregon qe ose i mungojne kapacitetet profesionale Ministrise sone te Jashteme, ose dicka e erret fshihet.
Persa i takon “deshires” se Ministrit per “clirimin” e energjive te maredhenieve Shqiperi-Greqi, dua t’i kujtoj atij se nuk jemi ne qe i bllokojme, por ishte e eshte Rilindja qe per pese vite i shkaterroi keto maredheniet shume te mira me Greqine e ktheu energjine e tyre nga pozitive ne negative.
Ulja e detyruar tashme ne tavolinen e bisedimeve me Greqine, mbas te tilla qendrimeve aventureske, pa dyshim te ben te rikthehesh aty me “bisht nder shale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here