Shehu: Dite e trishte per Shqiperine!

0
186

Nga Tritan Shehu

Dite e trishte per Shqiperine!
Parlameni Europian mbreme miratoi amendamentin me 15 para kushtet per takimin zyrtar te celjes se negociatave me vendin tone.
Eshte nga rastet e pakta qe Parlamenti mbeshtet vendet antare per te tilla vendime dhe pa dyshim ka nje peshe te madhe politike.
Ky rekomandim nuk ka aspak te beje me ndonje element kundershtie ne parim per integrimin e Shqiperise, perkundrazi te gjitha hapat, perpjekjet e vendimet e deri tanishme edhe ne kete situate te veshtire per BE, tregojne vendosmerine e vulnetin e plote te vendeve antare per te pasur brenda kufijeve te BE dhe shqiptaret.
Ne fakt ajo cfare po ndodh pritej, 15 para kushtet, jane vendosur prej kohesh, ato egzistojne sado te beje Rama « shurdhin e qorrin », apo te kerkoje t’i fuse ne nje thes me « mijera te tjera », qe jane vecse standarte e arritje qe duhen kryer deri ne antaresimin e plote ne BE.
Keto para kushte lidhen me problemet tona aktuale, me deformimin e demokracise, te drejtave te njeriut, prones, korrupsionin, krimin, trafiqet, drogen, devijime ne politiken tone te jashteme e ate rajonale, etj hapa keto tejet te rrezikeshme qe vetem te largojne nga Brukseli.
Pra ashtu si problemi qendron midis nesh dhe korregjimi i tij, pershpejtimi i integrimit i kane mekanizmat korregjues e rregullues ketu ne Shqiperi, ne doren e vullnetin tone e jo diku gjetke.
Nuk ka asnje fobi europiane ndaj integrimit shqiptar, ka te tille vecse ndaj cfare cenon parimet e vlerat tona europiane, pra qe na godet neve ne thelbin tone per te cilin duhet te perpiqemi e luftojme pa nderprerje, atehere integrimi do te jete i afert!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here