Shehu: Kryeministri sot kerkon te fshihet mbas “depolitizimt”.


Nga Tritan Shehu

Kryeministri duhet ta dije se lufta ndaj Koronavirusit, vecanerisht perballja me epidemite, kufizimi i tyre, lufta me komplikacionet e tyre, eshte sfida me e veshtire per cdo Sistem Shendetesor.
Kjo eshte nje prove e madhe e gadishmerise e eficiences se tij, gje qe realizohet jo me fjale, por me Politika te qarta Shendetesore afat gjate e afat mesem, strategji, financime adeguate, personel e teknologji te mjaftueshme etj.
Kryeministri sot duke tentuar “te largoje” sistemin tone shendetesor nga Politikat Shendetesore, kerkon ne fakt te cfajesose ate e qeverine e tij, te largoje pergjegjesite e tyre ndaj gjendjes shume te rende te sistemit tone shendetesor, nen finacimit “afrikan” te tij, me mjeket si “specie ne zhdukje”, numrin e shtreterve me te ulet ne Europe etj etj, duke bere qe sistemi i yne Shendetesor te klasifikohet i fundit ne Kontinent per “Kujdesin ndaj Pacientit”.
Po t’i shtojme kesaj edhe vonesen prej reth 40 dite ne ndergjegjesimin me ate se cfare po ndodh e cfare rreziku paraqet ky Virus, qe fatkeqesisht po vazhdon me nje amulli te plote te strukturave tona per masat e domosdoshme qe duhe marre edhe tashti, qartesisht rreziku shume fishohet, nqs ai virus do te arrije te preke Shqiperine, gje qe me shprese te Zotit urojme te mos ndodhe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment