Shehu: Parlamenti si “garnizon” zboristesh

0
161

Ne nje postim ne fb ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, denoncon skandalin e mbledhjes se Parlamentit Shqiptar ne menyre te fshehte. Shehu e krahason kete veprim si “rreshtoret” e zboristeve te kohes se dikurshme. Ja postimi i plote i tij: Nje Parlament qe therret seancat plenare si ne ilegalitet, jashte kuadrit te rregullores e tradites, vetem disa ore me pare, pa dyshim eshte “nul”.
Deputet qe kthehen ne thjesht “robot” dhe pranojne t’u behet “rreshtore” sikur te ishin zboristet e dikurshem. pa dyshim nuk mund te kryejne funksionet e tyre.
Kur e gjithe kjo “loje” tragjiko-komike zhvillohet ne vazhdimesi vecse nga frika e kontaktit me njerrezit, e ballafaqimit me ata, tregon qe nuk perfaqeson me asgje. 
Nje Parlament solid, perfaqesues, me njerrez te pergjegjeshem brenda tij, nuk mund te “luaje” keshtu, ai mblidhet dhe duhet te mblidhet edhe kur reth tij mund te protestohet, edhe ne momente te veshtira, ndryshe ai konfirmon ate qe tashme dihet, inekzistencen e tij.
Per kujtese mund tju jap me qindra shembuj te Parlamenteve te mbledhura ne vendimarje edhe kur jashte tyre protestohet me force, shembuj qe vijne nga ngjarjet ne vendet demokratike, momente qe i ka kaluar edhe Kuvendi yne qe prej vitit 1991, por qe asnje here nuk eshte hedhur ne “ilegalitet”, prandaj ka mbijetuar deri me sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here