Shehu: Të anullohen pagesat prej 40 M $ për PPP-të e Shëndetësisë për 2020-tën

0
147

Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ne nje postim ne fb propozon anullimin e PPP-ve ne shendetesi, si domosdoshmeri e kushtezuara nga situata ne te cilen gjendet vendi. Shehu nder te tjera thekson se : “Eshte krim mbi krim qe ne kete situate tejet te veshtire kur gjendjes katastrofale te sistemit shendetesor ju shtuan te tjera veshtiresi nga termeti, tu paguhen per vitin 2020 monopoleve terresisht abuzive, jo rentabel klinikisht, demtuese te terresise funksionale te institucioneve shendetesore, pra PPP-ve, edhe 40 M $ te tjere.”

Per me teper ndiqni te plote postimin e tij:

Eshte krim mbi krim qe ne kete situate tejet te veshtire kur gjendjes katastrofale te sistemit shendetesor ju shtuan te tjera veshtiresi nga termeti, tu paguhen per vitin 2020 monopoleve terresisht abuzive, jo rentabel klinikisht, demtuese te terresise funksionale te institucioneve shendetesore, pra PPP-ve, edhe 40 M $ te tjere.

Pasojat e termetit, qe ka demtuar edhe struktura spitalore e shendetesore ne Tirane dhe Durres, se bashku me te tjera detyrime te reja te imponuara ndaj qytetareve prej tij, kerkojne kosto shtese te medha per sistemin tone shendetesor, deri me tani ne varferi afrikane, per tu perballuar.

Te gjitha keto fonde shume te medha per realitetin tone, te keq perdorura deri ne ekstrem, duhet te hidhen menjehere ne sherbim te plote te qytetareve, te perballimit te nevojave te tyre nga sistemi shendetesor dhe pse jo edhe per permiresime te tjera reale te ketij sistemi ne kolaps.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here