Shehu: Ulja e kapaciteteve te kirurgjise, “shtyrje” e pacienteve drejt privatit!

0
130

Nga Tritan Shehu
Venia ne funksionim e dy kateve te kirurgjise ne QSUT, eshte nje zhvillim pozitiv, por qe po komprometohet.
Te tre klinikat qe shkojne aty ulin kapacitetet; Kirurgjia 1, Kirurgjia 3 e Urologjia kishin 130 shtreter, ndersa ne godinen e re i jane lene 90 shtreter nga 120 qe ishte projekti.
Kesaj i shtohet edhe reduktimi i numrit te sallave te operacionit e eficiences se tyre:
Te tre keto klinika kishin 9 salla operacioni te planifikuara e 2 urgjence.
Ambjentet e reja kane 7 salla te planifikuara siper qe punojne me nje turn, kur per te perballuar nevojat duhej nje rregjim minimalisht 12 oresh, si dhe 2 salla urgjence poshte.
Ne keto kushte vjen dhe kulmi i absurditetit, urdherohet mbyllja e dy sallave te urgjences poshte, per te kaluar dhe ajo siper tek blloku prej 7 sallash, gje qe:
1-Shton rrezikun e kontaminimit te atij blloku nga futja aty e urgjences.
2-Largon kirurgjine urgjente nga ambjenti i saj i planifikuar, nga diagnostika, nga dhomat “e kuqe” etj, duke krijuar probleme serioze edhe per ekipin e rojes te cunguar.
3-Ulet keshtu me tej numri i sallave ne dispozicion te kirurgjise se planifikuar, duke reduktuar edhe me shume kapacitetet kirurgjikale, kjo se bashku me mos aktivizimin e reanimacionit te ri, duke lene i shtreterit bosh!
Ne nje kohe qe kirurgjite ne rethe jane pothuajse jo funksionale, gje qe shton ne ekstrem fluksin drejt QSUT, reduktimi i kapaciteteve dhe ketu zgjat listat e pritjes, demton shendetin e qytetareve i detyron ata qe konform pagesave te larta nga xhepi te operohen te privati.
A kemi te bejme ketu me nje politike menaxheriale alla Zhvejk, me nje “arke” bosh per shendetesine nga PPP-te, apo me qellime te tjera, kjo eshte per tu pare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here