Shembet Teatri Kombëtar (video)

0
215

Forca të shumta policie rrethuan gjatë natës ambjentet jashtë Teatrit, ndërsa fadromat mësohet se kanë nisur shembjen e tij.
Sic duket nga pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar.
Inspektoriati i Territorit ka nisur aksionin rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, ku forca të shumta policie kanë shfrytëzuar këtë moment për të rrethuar zonën, duke kryer njëkohësisht edhe shoqërimin e disa aktivistëve dhe aktorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here