Shembja e Teatrit, firmat e turpit dhe kurthi i Parisë!

Nga Kreshnik Osmani

Halli i shqiptarit mbaron tek fundi i gardhit te tij prandaj dhe ne jemi prej shoqerive që e kanë shumë te vështirë organizimin. Kjo është një nga arsyet përse pas derës se një shtëpie sterile fillojnë menjëherë plehërat. Kjo nuk ndodh rastësisht por është e investuar fort. Shqiptarët kanë qenë historikisht të rrethuar nga popuj që kanë synuar zhdukjen e tyre dhe kane shume frikë. Ata jane qeverisur prej regjimeve totalitare te investuara po nga te huajt dhe ndaj jane edhe sot si një fëmijë i vogël që është rrahur historikisht. Kur ia ngre dorën per t’ia perkedhelur koken trembet sepse kujton se po e rreh. Per kete ata kane vendosur qe miresine e tyre ta mbajne vetem brenda shtëpise se tyre sepse deri tek pragu i deres besojnë.

Ne duhet te gjejme energjite si shoqeri per ta tejkaluar kete shok psikologjik te akumuluar nder shekuj sepse nese nuk organizohemi nuk ia dalim dot. Kemi elita politike dhe ekonomike te korruptuara dhe pa asnje formim kulturor dhe ky është nje rrezik i madh. Ata mund t’i perballojme vetem duke i organizuar vlerat dhe duke goditur të keqen e madhe të gjithë bashkë. I pate aktoret qe firmosen per te shembur Teatrin?! A e pate si u shiten aq shpejt?! A e pate si rane tek syte e popullit dhe rrenuan ne nje minute ate fame e popullaritet qe e ndertuan per nje jete?! A e pate ate shkrese te neveritshme te shkruar aq shemtuar?! Kujtoni se është e lehtë per ata?! Jo nuk është e lehte por ata e kane bere kete sepse besojne fuqimisht se ne jemi te gjithe i njejti llum, e njejta balte. Ata mendojne se edhe ju po t’iu ishte dhene nje dore para do te benit njelloj si ata. Edhe pse kritikat nuk duhen ndalur, ne duhet te ndalemi se menduari se jemi njerez te poshter te gjithe dhe nuk behemi më si popull sepse me kalimin e kohes ne kemi filluar ta besojme kete.

Mos e pranoni kurre kete. Eshtë kurthi i Parisë. Paria mafioze e Tiranes nuk synon vetem te shembe Teatrin dhe ta zevendesoje ate me kulla. Ky është nje iluzion. Paria mafioze synon ta shembe Teatrin dhe tek rrenojat e tij te shembe edhe te “medhenjte” qe kishit memorizuar tek mendjet tuaja. Ua bleu firmat per nje kafshate buke per t’iu dhene mesazh se ata ju komandojne dhe ju perdhunojne si te duan dhe kur te duan vete. Ua blene ata qe i shihnit si te medhenj sepse synojne te perdhunojne dhe te rrenojne thelle kujteses tuaj sistemin tuaj te vlerave. Synojne t’iu thone qe ju jeni popull i poshter dhe nuk keni per t’u bere më. Synojne t’ju thone: “Me të medhenjte tuaj (artiste) ua bleme per pese leke, imagjinoni ç’vlere keni ju sklleverit e tjere”. Mos bini ne kurthin e tyre sepse kjo gracka e parisë. Çdo dele varet nga kembet e veta dhe ata qe e dorezuan shpirtin tek mafia per nje grusht me dollare, nuk kane ç’ti dorezojne dheut, kur shpirti t’u dalë!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment