Shembja e tunelit te Skerfices/ Habit firma kontraktuese : Pjese rutinore e punimeve

Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a ka reaguar në lidhje me lajmin e shembjes së tunelit “Delvinë – Kardhiq” . Sipas saj , njofton opinionin publik se nuk ka shembje të tunelit Kardhiq –Delvinë. Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim.
Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment