Sherr mes grave në Himarë, njëra përfundon në spital

Një 48-vjeçare ka përfunduar në pranga, pasi ka lënduar shtetasen me iniciale L.Gj. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në Himarë.
Shtetësja me iniciale I.Ll., banuese në fshatin Nivicë, pas një konflikti për motive të dobët, ka dëmtuar me sende të forta një tjetër grua. Kjo e fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës.
Në Himarë, është arrestuar gjithashtu edhe një 49-vjeçar, pasi aksidentoi një 7-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën me automjetin e tij Toyota.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment