Sherr mes të rinjve në Lazarat, plagoset me thikë një 21-vjeçar, shpallet në kërkim autori

0
148

Policia ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar nga Lazarati, pasi ka goditur me thikë 21-vjeçarin me iniciale E. M., banues në Gjirokastër.

Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital po fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se debati mes të rinjve nisi për motive të dobëta dhe më pas ka degraduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Kordhocë”, fshati Lazarat, ka goditur me mjet mprehës, për motive të dobëta, shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here