Sherri i momentit, 42 vjeçari plagoset me sharrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot , rreth orës 13:30, ku në urgjencën e Spitalit të Himarës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi J.A., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(sharrë), nga shtetasi Dh.G.

Shtetasi J.A., aktualisht ndodhet në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (sharrë).

Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore shtetasin Dh. G., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment