Shifër rekord e klandestinëve të vendeve të treta në Kakavijë

0
164

42 shtetas të huaj, migrantë të paligjshëm prej të cilëve 17 irakenë dhe 25 sirianë janë ndaluar nga Policia Kufitare e Kakavijes në afërsi të ish – Postës së Mullirit, shumë pranë kufirit jeshil mes dy vendeve.

Të gjithë shtetasit e paligjshëm kanë kërkuar azil dhe janë strehuar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Tiranë. Mes klandestinëve kishte një numër të konsiderueshëm familjesh, gra e fëmijë të mitur.

Fenomeni i klandestinëve të vendeve të treta ka shënuar rritje kohët e fundit, nisur edhe nga fakti që vetë pala greke nuk bën ndalimin e tyre në kufi, duke i lejuar të depërtojnë në kufirin shqiptar pa hasur pengesa nga pala greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here