SHIFRAT/ 1 376 goditje pas tërmetit të 26 nëntorit

0
190

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifrën e pasgoditjeve të tërmetit. Mësohet se numri total i pasgoditjeve që prej 26 Nëntorit është 1 376.

Ndërkohë, sot nga ora 07.00 deri më tani janë regjistruar 5 ngjarje dhe dy janë të lokalizuara.

Sakaq, ekspertët janë shprehur se pasgoditjet janë normale, ndërsa intensiteti i tyre do të jetë në rënie.

Tërmeti me magnitudë 6.4 mëngjesin e 26 nëntorit shënoi 52 viktima, qindra të tjerë u plagosën, ndërsa mijëra ndërtesa u shkatërruan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here