Shkarkimi i mjekut Allkja, Sindikata e Mjekëve zhvillon nesër protestë

0
131

Sindikata e Mjekëve ka paralajmëruar pasditen e sotme protestë pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT.
Ata janë shprehur se në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna duke ia atribuuar arsyet përplasjeve politike.
Sipas njoftimit të publikuar nga Sindikata e Mjekëve është bërë me dije se protesta do të zhvillohet nesër në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit Nënë Tereza.
“E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.
Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese, është i mirëpritur. Faleminderit!”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që ditën e sotme është shkarkuar nga detyra mjeku i Urgjencës Ilir Allkja. Vendimi është marr nga drejtori Enkelejdi Joti i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në rrjetin social Facebook si edhe në media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here