Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro

0
169

Plot 1 ton kokainë dhe një shumë e majme prej 1.550 000 eurosh është kapur nga DEA amerikane dhe policia spanjolle. Këta të fundit mësohet se kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që vepronte në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Policia spanjolle bën me dije se lënda narkotike transferohej me valixhe të mëdha ngjyrë të zezë. 5 persona mësohet ndërkaq të kenë rënë në prangat e uniformave blu falë operacionit në fjalë.

Raportohet se banda shqiptare transportonte sasi të mëdha nga Kolumbia përmes rrugës ajrore. Organizata kishte lidhje të ngushtë me një grup kriminelësh spanjollë, të njohur ndryshe si “Bota e Natës”, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në tregjet lokale.

Hetimi mbi rastin në fjalë kishte nisur që në nëntorin e vitit 2017. Kjo pasi agjentët mësuan mbi organizatën kriminale me drejtues shqiptarë që ishte vendosur në Spanjë, që transportonte sasi të mëdha kokaine përmes fluturimeve çarter.

Agjentët zbuluan se krerët e bandës kriminale ishin zhvendosur në Spanjë për të krijuar një portë hyrëse të drogës në Evropë. Hetuesit zbuluan gjithashtu disa pako me kokainë që ruheshin në Madrid dhe planifikoheshin të shpërndaheshin në një kohë të mëvonshme.

Agjentët zbuluan 790 pako që përmbanin 1000 kilogramë kokainë dhe 1,550,000 euro cash që ndodheshin në brendësi të një valixheje, dhe do të përdoreshin për pagesën e transportit të drogës.

Operacioni kulmoi me arrestimin në Madrid të dy subjekteve shqiptare, përgjegjësit kryesor,  njeriut të tij të besuar, dy qytetarëve spanjollë dhe kreu i organizatës që furnizonte substancën narkotike në Kolumbi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here