Shkelm derës, Berisha futet me forcë në selinë e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë me forcë në selinë e PD-së. Mesditën e sotme grupi i udhëhequr nga Sali Berisha u drejtua për në selinë blu me anëtarët e komisionit të rithemelimit dhe mbështetësit.Berisha u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Sali Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm. Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë.

“Dilni përjashta. Dilni. Vazhdoni” dëgjohej deputeti Flamur Noka. Në korridoret e PD-së u krijua kaos dhe rrëmujë. Përballë sallës ku u fut Berisha me njerëzit e tij, Lulzim Basha po zhvillon një tjetër takim me strukturat e PD-së.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment