Shkencëtarët gjejnë pikën e dobët të koronavirusit

0
159

Shkencëtarët kanë zbuluar ‘thembrën e Akilit’ të koronavirusit. Zbulimi i pikës së dobët do të hapë rrugën për një vaksinë potenciale. Sipas Daily Mail, studimi i ri tregon se një pjesë specifike e virusit mund të shënjestrohet me ilaçe dhe të tjera terapi.
Shkencëtarët shqyrtuan një antitrup të një pacienti me SARS dhe gjurmuan se si sulmonte pikërisht një zonë specifike të virusit.
Dr. Ian Wilson beson se kjo është pika e dobët e virusit. Ky zbulim u publikua në revistën Science dhe tregon se virusi është vulnerabël ndaj disa ilaçeve.
Tani shkencëtarët po kërkojnë ish-pacientë me koronavirus, që janë shëruar dhe mund të dhurojnë gjak për të studiuar antitrupat e tyre.
Më herët një studimt tregoi se gjaku i pacientëve të shëruar mund të ndihmojë në trajtimin e rasteve të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here