‘Shkencëtari’ Rama: Vlora nuk u përmbyt, por u bë si lavaman

0
131

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku foli më në fund për situatën e përmbytjeve. Ai sërish fajësoi natyrën, që solli më shumë reshje gjatë qeverisjes së tij.
Por edhe pse Shqipëria është përmbysur tetë herë në tetë vitet e qeverisjes së tij, Rama tha se përmbytje ndodhin edhe në Paris të Francës apo në Gjermani. Rama tha se qeveria e tij ka investuar pak, por në mënyrë strategjike dhe jo elektorale.
Kurse duke folur për Vlorën, e cila kthehet në Venecia sa herë bie shi, jo më ditët e fundit kur u përmbyt ngado, Rama dha një shpjegim shkencor.
Ai tha se Vlora nuk u përmbyt, por u bë si lavamani.
“Mund të ketë momente kur futet nën ujë bulevardi si në Vlorë, dhe aty përveç faktit që ka ende tre ndërhyrje për të bërë, por aty keni parasysh efektin e lavamanit, nëse ju i jepni më shumë presion, atëherë ai do ketë përmbytje,” tha Rama.
Rama u shpreh po ashtu se në Shqipëri është rritur ndjeshëm situata e tokës që punohet sot, krahasuar me 7 vite më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here