Shkoder/ 19 vjecari perdhunon 15 vjecaren

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arrestuar një 19-vjeçar pas denoncimit nga një 15-vjeçare për përdhunim.

I arrestuari me inicialet D. M. është banues në lagjen “Perlat Rexhepi”.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisariatin e Policisë Shkodër ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi D. M. e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment