Shkojnë të vjedhin dyqanin, por pikasen nga polici që po ikte në punë, përleshje në Fier

0
145

Tre persona janë përleshur me një efektiv policie mëngjesin e sotëm në Fier. Rreth orës 06:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, tre personat ende të paidentifikuar kishin shkuar dhe po tentonin për të vjedhur një dyqan celularësh në pronësi të R. C.
Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.
Efektivi, sipas njoftimit të policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me makinën e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.
Policia thotë se në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here