Shkrimtari Agron Tufa ka një mesazh botëkuptimor për Opozitën

0
191

 

Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën

Nga debatet e lëndimet e ditëve te fundit rreth dublimit të kauzave popullore te se Djathtes, qe po ia merr persiper e majta, duke i banalizuar ato e duke i çaktivizuar ato, ne frymën e absurdizimit të tyre, kam nxjerre nje perfundim (te vjeter), te cilin e kam artikuluar ne shkrimet e mia publike nga 2013 ne forma te ndryshme:
PD duhet te kthehet ne identitetin e mbeshtetesve te vet dhe te perfshije gjeresisht potecialet intelektuale të djathta, qe jane te shumta e të jashtezakonshem ne Shqiperi.
PD duhet të riformatohet, botëkuptimisht, strukturalisht, nominalisht, në nje aleancë të gjere në gjithe spektrin e saj nga qendra e djathtas, t’u japë fund mërive e te fillojë një Lëvizje të gjere nga baza fshat me fshat e qytet me qytet, pa u ndalur, nga Jugu në Veri, deri ne diten e zgjedhjeve te pergjithshme, nese nuk do qe te pesoje shkallen e metamorfozes nga dinozauri tek hardhuca e sotme. Kjo eshte ne fakt ajo çfare ka ngjare, e qe duhet te marre fund qe tani.
PD dhe aleatet te formojne nje front te gjere e te sinqerte, te zbresin ne popull, ta shohin ate ne sy, te pranojne hapur e çiltas gabimet e dobesite e deritashme dhe te lidhin nje Besatim te ri me të, një besatim te ri, qe jep shprese, sepse vetem te bashkuar e te sinqerte mund te rrëzojmë vargmalet oligarkike financiare dhe kriminale te pushtetit te sotem. Vetem me Votë! Pa para! Pa Drogë!
PD e aleatet duhet te ndryshojne teresisht pjesen derrmuese te Bazes, deget e zeherosura, armiqesore, mercenare, me njerez të dalëboje e qe jane pergjegjës direktë të rrethit vicioz ku e kanë katandisur PD-në e te djathten deri me sot. Keto dege janë jofunksionale neper rrethe. Si mund te hysh ne zgjedhje ne keto zona intrigantesh, mizantropesh, e sulltanatesh? Ata kane krijuar ambiente acide aty dhe jane te perbuzur nga popullata.
PD duhet te heq dore nga instalimi i çunakeve pa pervoje e pa bindje, pa reputacion neper deget e partise, neper deget e lagjeve te qyteteve, te cilet nuk ndjejne asnje peshe tragjike se si eshte rrudhur e djathta nëvzgjedhjet e ketyre viteve.
PD duhet te heqe dore nga krijimi i vasaleve, vasalizmit, nga drejtues e perfaqesues servile, rracë e shalueshme. T’u ruhet keshilltareve diabolike qe i fryjnë ne vesh, duke e devijuar fatalisht nga domosdoja, vendalinj qofshin apo te huaj.
PD duhet te ringrihet ne kembe me idealet e mbeshtetësve te vet. Te mos harroje se ka mbeshtetje pjesën me fisnike e me te mrekullueshme te popullit shqiptar.
PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendesr per t’u berë deputete. Sepse keto Vota fitohen ne zemer, me bindje e perkushtim, jo me para. Ne kete menyre ju po ngulitni traditen e kontrates me Djallin ne popull. PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen. Sepse ja, i keni ne parlament ato depute-viça… çfare kane bere ata deti me tash ne grazhdin e parlamentit?
PD te mbeshtetet nga njerez me pervoje e besnikë, te pakompromentueshem, qe e kane deshmuar kete qe ne ditet e para e deri sot neper rrethet e tyre nga Gjirokastra e lart.
PD duhet te hapet ne shoqeri jo permes nje, dy apo tre lideresh e figurash, por me tere arsenalin qe ka e qe duhet te perfshije dhe te tjetë, sa me pare: nje formacion figurash qe flasin e kontaktojne shqiptaret jo brenda perimetrit te Unazes, por anembane atdheut.
PD duhet të sheshoje mosmarrëveshjet dhe mëritë sa me pare, me te larguarit apo te lenduarit e hershem apo te rinj, sepse e djathta duhet te gatitet ne nje beteje finale, per te ardhur ne pushtet, jo per te gezuar pushtetin si privilegj egocentrik, por per te shpetuar vendin nga degradimi, denatyrimi, deshperimi dhe tenja e nje propagande mashtrimtare e populiste.
PD dhe e djathta jane pergjegjes per humbjen e shpreses, per katandisjen e ketij vendi te bukur ne nje ferr te pabanueshëm e pa perspektive. Jane pergjegjes sepse roli i Opozites eshte te ndale me çdo kusht rrokullisjen e vendit në theqafje, kur udhehiqet nga nje i çmendur!
PD duhet te heqe dore nga sepata e sharra ne trungun e saj!
PD dhe e Djathta, e riformatuar, e Rilindur (jo si Rilindje mavi) e bashkuar kanë per detyre e mision, te ndalin turrin e Shqiptareve ne arrati, ta bejne te banueshem kete vend, te dashur e te moralshem: kane per mision ta çojne atdheun tone nga NATO, në BE, jo si lyparakë, por si qytetare qe e meritojme me dinjitet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here