Shmanget ndërtimi i aeroportit në Gjirokastër, reagon forumi

0
374

Qeveria shqiptare, mesa duket po shkon drejt shmangies së ndërtimit të Aeroportit të tretë ndërkombëtar në Gjirokastër. Kjo falë mundësive që ofrohen nga lokacione të tjera në jug të vendit që për qeverinë shqiptare, duken si më optimale. Dhe nëse ndodh realisht, atëherë fusha e Aeroportit të Gjirokastrës, do të vazhdojë të mbetet e shkretë pa perspektivë e rrjedhimisht edhe Gjirokastra, do të ngelet pa një aset që krenohej dikur. Lokacionet e reja që mendohet se ku të ndërtohet aeroporti I tretë ndërkombëtar në Shqipëri, janë Korca, Vlora dhe Saranda. Këto qytete bashkë me Fierin, përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave. Vendndodhja e aeroportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 km. Menjëherë pas këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i Forumit për Aeroportin e Gjirokastrës. Sipas këtij forumi, Aeroporti i Gjirokastrës, është në pozicion strategjik për zhvillimin e jugut dhe ka një histori 100 vjecare. Cuditërisht nuk po vlerësojnë ndoshta nuk e kuptojnë vlerën e këtij aeroporti-përfundon reagimi i Forumit për Aeroportin e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here