Shoferi 47 vjeçar në luftë me vdekjen, e zë nën vete masivi i gureve

0
159

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dukaj në Tepelenë ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë.

Mësohet se shoferi ka qenë me një mjet të tonazhit të rëndë të ngarkuar me gurë. Ai ka dashur të hapë spondin e automjetit dhe kur i’a ka dalë të clirojë nga kapsat, guret e mëdhenj e kanë zënë poshtë.

Në vend ka shkuar policia dhe ambulanca dhe 47-vjeçari me iniciale A.K. nga fshati Dukaj është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here