Shorti i plotë i Botërorit

Është hedhur ditën e djeshme në Zyrih të Zvicrës shorti për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Shqipëria bën pjesë në grupin I, teksa do të ketë kundërshtarë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marino. Gjithashtu kanë mësuar kundërshtarët edhe kombëtaret e tjera, teksa në grupin A, Portugalia sfidon Serbinë.
Ndërkohë që Italia ka një short relativisht të vështirë në letër, pasi është shortuar në grupin C, së bashku me Zvicër, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë. Kosova është vendosur në grupin B së bashku me Spanjën Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa Gjermania në grupi J me rivalë të lehtë si Rumaninë, Islandën, Maqedoninë, Armeninë dhe Litehshtejnin.
Grupet e plota:
Grupi A : Portugali, Serbi, Irlandë, Luksemburg, Azerbajxhan.
Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë.
Grupi C : Itali, Zvicër, Irlanda Veriore, Bullgari, Lituani.
Grupi D : Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnja Hercegovinë, Kazakistan.
Grupi E: Belgjikë, Uells, Çeki, Bjellorusi, Estoni.
Grupi F : Danimarkë, Austri, Skoci, Izraeli, Ishujt Farore, Moldavi.
Grupi G : Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Latvia, Gjilbratar.
Grupi H : Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Malta.
Grupi I : Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino.
Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtajn.
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshjet e para do zhvillohet më 24-25 mars të vitit 2021 kur nis kështu edhe zyrtarisht aventura e kombëtareve në eleminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment