Show që nuk mund të mungonte në Manastirin e degraduar të Spilesë

0
268

Në kuadrin e 8 Shtatorit, Ditës së lindjes së Shën Marisë , Bashkia Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës me përfaqësuesit e saj janë ndalur në Manastirin e Spilesë për ta promovuar si destinacion turistik dhe për të prezantuar projektin “Unaza Kulturore Gjirokastër .Të pranishmit në aktivitet patën mundësi të shijonin kulinarinë e zonës si dhe këngët e vallet tradicionale . Por përpos imazhit të bukur të hareshëm në objektivin e kameras , Manastiri i Spilesë i cili daton shumë kohë mëparë është i degraduar ndërsa rruga që të çon aty është krejtësisht e amortizuar dhe e vështirë për turistët që nuk e njohin zonën. Përpara se këto vende të bekuara të bëhen pjesë e show-ve duhet të mendohet nga instancat se si të investohet për rikonstruksionin e tyre dhe ruajtjen e trashëgimisë jo thjesht me fjalë por edhe me vepra njësoj siç ndodhë edhe në vende të ndryshme të botës me të njëjtën mënyrë se si objekte të tilla mbrohen me fanatizëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here