Show i Tahirit, armët e ndryshkura në duart e atyre që kurrë nuk i kanë patur

0
434

Show mediatik që shfaqi ministri i brendshëm Saimir Tahiri një ditë më parë në Lunxhëri, nuk u hodhi hi syve të qytetarëve. Për tre armë të ndryshkura të gjetura në ndonjë magazinë ushtrie apo të dala jashtë përdorimit në ndonjë katoq në Policinë e Gjirokastrës, Tahiri i Ministrisë së Brendshme, mori udhën nga kryeqyteti, për të bërë lajm “të madh”. Në përfundim, tre armë janë dorëzuar në aksionin carmatosës që ka ndërmarrë Ministria e Brendshme e drejtuar nga Tahiri i “skupeve”. Ministri i Brendshëm trokiti në dyert e një komuniteti që armët kurrë nuk i ka patur në përdorim sic është fshati Dhoksat, për të treguar se Policia punon dhe nuk bën kompromis me askënd. Por gjeti përbuzjen e këtij komuniteti të mencur sic janë banorët e Dhoksatit. Teatri ishte inskenuar disa ditë më parë, ku tre banorëve, i’u ishin dorëzuar nga një armë dhe “vullnetarisht” ata do ta dorëzonin duke i’u përgjigjur kështu frymës bashkëpunuese me Policinë e Shtetit, për të carmatosur popullatën. Vetë erdhi, vetë i mori, vetë i dorëzoi dhe vetë i’a dorëzuan Tahirit armët e ndryshkura të gjendura në katoqet e Policisë. Dhe për t’i vënë vulën, kishte marrë me vete edhe një gazetare të oborrit të tij policor që tundej e shkundej duke bërë selfie dhe foto ministrit më të “suksesshëm” të qeverisë në ikje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here